Keshilli Politik do te mblidhet sot pasdite ne perpjekjen e fundit per te gjetur kompromis, pak ore para votimit te ndryshimeve kushtetuese.
Mbledhja u kerkua nga opozita e cila parashtroi kerkesat e saj.
E para, Partia Demokratike dhe aleatet kerkojne qe të ndalet ndryshimi i njëanshëm kushtetutes, e dyta të punohet për hartimin e një amendamenti të përbashkët që mundëson hapjen e listave, pa asnjë ndryshim tjetër shtesë dhe e treta qe ndryshimi kushtetues dhe rregullat shoqëruese të Kodit Zgjedhor për hapjen e listave, të shkojnë si një paketë e vetme për miratim në parlament.
Partia Socialiste ka pranuar qe Keshilli Politik te mblidhet sot duke beret e qarte pozicionin e saj.
Se pari, mazhoranca sqaron se ndryshimet kushtetuese nuk i pengojne koalicionet parazgjedhore dhe hapjen e plote te listave, se dyti modeli i aleancave eshte nje ceshtje qe percaktohet ne kod dhe ne ate moment do te merret ne diskutim cdo experience nga vendet anetare te OSBE.