Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar sot një mesazh të Nënsekretares së Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland.

 

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ambasada e SHBA citon zyrtaren e lartë amerikane, e cila thekson se: “Përparimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm në një atmosferë të qetë, jo të përshkallëzuar”.

 

Një ditë më parë, SHBA dënoi dhunën në protestën e thirruR nga Sali Berisha më 8 janar në selinë blu. Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar bëri të qartë se konfliktet duhet të zgjidhen përmes votës dhe jo dhunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *