Subscribe

Pas disa ditësh nën ujë, kjo e martë ka sjellë përmirësim të situatës në zonat e përmbytura. Në qarkun Lezhë, prurjet në lumin Drin, Gjadër e Mat janë pakësuar. Po ashtu dhe niveli i ujit në hidrovore, sipas shtabit të emergjencave, ka pësuar rënie. Ndërkohë vazhdojnë të jenë nën ujë rreth 2600 hektarë tokë bujqësore, kryesisht në zonën e Torovicës e Zadrimës.

 

 

Situatë ende e vështirë paraqitet në qarkun e Shkodrës. Ndonëse moti është përmirësuar prurjet e lumenjve vazhdojnë të jenë në kufijtë e maksimales, ndërsa ka shkuar në 1900 hektarë sipërfaqja e tokave të përmbytura.

 

Sipas autoriteteve, rruga për në Obot vazhdon të mbetet e bllokuar për shkak të prezencës së ujit.

 

Ndërkohë në qarkun e Durrësit nuk raportohet për probleme, pasi uji është tërhequr.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *