E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Përmbytjet, dëmet më të mëdha në tokat me grurë dhe në sera

Grupet e punës kanë nisur verifikimin e dëmeve që kanë shkaktuar përmbytjet e këtij fillim janari. Ende nuk ka një bilanc paraprak të këtyre dëmeve, por Ministria e Bujqësisë thotë se janë 13 mijë ha tokë bujqësore nën ujë.

Agim Rrapaj, kreu i këshillit të agrobiznesit, nga studio e Vizion Plus tha se dëmet më të mëdha janë në tokat e mbjella me grurë.

“Ne ende nuk kemi një bilanc paraprak. Por nëse tokat që kanë qenë më shumë se 48 orë nën ujë konsiderohen të parikuperueshme. Ato do të kërkojnë kohë që toka të kthehet në gjendjen e mëparshme gati për ta punuar. Të mbjellat me grurë janë dhe tokat më problematike që kanë pësuar dëme. Ndërkohë rendimenti i prodhimeve në sera do të bjerë për shkak të lagështirës. Ndërsa ka dhe një kategori tjetër, siç janë agrumet ku dëmet janë shkaktuar edhe për shkak të ngricave”, tha Rrapaj në “E-ZONE”.

Sipas Rrapaj edhe pse qeveria ka vendosur që të dëmshpërblejë dëmet e krijuara nga përmbytjet, kjo nuk e zgjidh problemin e bujqësisë.

“Ne sot nuk  mund të themi se përmbytemi vetëm nga natyra. Natyra ka bërë paralajmërime se do të jetë edhe me e egër në vazhdim. Por ne duhet të fokusohemi tek investimet parandaluese. Ne strategjinë e kemi,. Aty janë dhe masat që duhet të marrim. Mjafton të zbatojmë masat e parashikura, të cilat deri më tani kanë qënë peng edhe I mungesës së financimeve dhe në disa raste dhe i keqorjetimit të investimeve”, tha Rrapaj në “E-ZONE”.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video