E ndërsa pjesa më e madhe e kontinentin europian po përballet me vapën e nxehtë e temperaturat ekstreme, në Francë reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet kanë detyruar evakuimin e 1.600 turistëve, shumica e tyre kampistë. Autoritetet kanë shpallur në kërkim një turist gjerman, 70 vjeç i cili ka humbur kontaktet gjatë përmbytjeve dhe rezulton i zhdukur. Ai po ndihmonte disa fëmijë në një prej 5 kampeve që u evakuuan nga stuhia.

 

Më shumë se 400 zjarrfikës dhe policë, si dhe 4 helikopterë janë angazhuar në operacionin e  kërkim shpëtimit të kampistëve. Në operacion janë përfshirë edhe zhytësit. Disa persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta.

 

Stuhitë që shkaktuan përmbytjet, vijnë pas një periudhë të pazakontë të të nxehtit që ka përfshirë të gjithë Francën dhe kontinentin.

 

Shirat filluan krejt papritur dhe zgjatën rreth 24 orë. Dendësia e reshjeve në disa zona ra deri në 10 centimetra, në më pak se 3 orë.

 

Ministria e Brendshme e Francës tha se janë në vigjilencë të plotë pas përmbytjeve, ndërsa rreth 17 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *