Një stuhi e fortë ka goditur Italinë duke shkaktuar përmbytje  e dëme të mëdha.

 

Si pasojë  e shiut te dendur një punëtor është mbytur në një kanal kullimi.

 

Dhjetëra familje janë bllokuar pasi në disa vende uji arriti  mbi një metër lartësi, duke përmbytur katet e para të banesave. Alarmi i kuq është “aktivizuar” për disa zona të Venetos, Friuli dhe Belluno  ku janë kryer më shumë se 400 operacione emergjente në ndihmë të banorëve të zonës.

 

Presidenti i Venetos ka njoftuar se do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për zonat me të  prekura nga moti i keq.

 

Por në veri të vendit nuk kanë munguar as reshjet e dëborës.

 

Moti i keq ka anuluar edhe ndeshja Udinese-Atalanta për shkak se fusha e stadiumit “Dacia Arena” u përmbyt.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *