Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë vrarë të paktën 25 persona në Brazil pas shirave të rrëmbyeshëm që detyruan mijëra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre në zonat malore të vendit.
Ekipet e shpëtimit nxituan për të shpëtuar banorët e bllokuar në periferi të Rio de Zhaneiros. Ushtarët dhe zjarrfikësit të shoqëruar nga qen të trajnuar posaçërisht po kryejnë operacione kërkim – shpëtimi në zonat e prekura të Brazilit me autoritetet që flasin për një ” situatë kaotike “.
Deri më tani në shtetin Espirito Santo janë regjistruar 15 të vdekur nga fatkeqësitë natyrore. 13 prej tyre u vranë në qytetin Mimojo do Sul.
Më shumë se 270 shtëpi u shkatërruan sipas autoriteteve lokale, ndërsa më shumë se 5,400 njerëz u evakuuan nga zonat e prekura./vizionplus.tv/