Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë juglindjen kanë shkaktuar probleme të mëdha për banorët e fshatit Rëmenj, në Bashkinë e Pogradecit.
Si pasojë e prurjeve të shumta të ujërave që zbresin nga mali mbi fshat, përroi ka dalë nga shtrati.
Situatë shumë e rënduar si pasojë e rrëshqitjes së rrugës paraqitet edhe në njësinë Dardhas. Për pasoj 6 fshatra të saj janë të izoluar.
Në një gjatësi prej gati 50 m ka rrëshqitje masive si pasojë e depërtimit të ujit dhe shkarjes së masiveve të dheut në të dyja anët.
Banorët të detyruar të lëvizin në këmbë ndërsa në rast emergjencash nuk mund të kalojë asnjë lloj mjeti.
Edhe dalja nga shtrati i lumit të fshatit Shamoll në Korçë ka përmbytur disa shtëpi.
Banorët thonë se një situatë e tillë përsëritet sa herë ka reshje me intensitet të lartë, duke dëmtuar trokat dhe bazën ushqimore për blegtorinë.
Probleme ka edhe në rrugën e re Qukës – Qafë Plloçë, ku një masiv dheu ka rrëshkitur duke e bllokuar pjesërisht atë.





