Mbyllet në mënyrën më të dhimbshme të mundshme përralla e Atalantës në Uefa Champions League.

Hirushja e futbollit italian dhe europian ishte shumë pranë realizimit të një objektivi të pamenduar kurrë më parë, kualifikimit për në 4 më të mirat e kontinentit në Champions League, mirëpo u dorëzua vetëm në minutat shtesë.

Skuadra e Berat Gjimshitit kryesoi cerekfinalen  e parë të “Final 8” në Lisbonë deri në minutën e 90, për ti hapur rrugë francezeve që festuan pa fund këtë kualifikim të cmendur.

Pasalic shënoi golin e vetëm të bergamaskeve në pjesën e parë, një fraksion loje ku italianet ishin në fakt me shumë fat sepse Neymar humbi dy raste flagrance për gol.

Në pjesën e dytë francezet shtuan presionin duke patur disa mundësi shënimi por portieri i Atalantes dhe mbrojta me në krye Gjimshitin rezistoi deri castet e fundit. Skuadra u detyrua të luaje me 10 lojtar në fund pasi Gasperini kishte kryer të gjitha zëvëndësimet dhe një dëmtim bëri që skuadra të vihej në vështirësi numerike. Megjithatë goli i Markinjos në minutën e 90 me ndihmen edhe te mbrojtësit Kaldara baraspeshuan gjithcka e jo vetëm. Kur u mendua se cerekfinalja do të shkonte ne shtesë Neymar dhe Mbappe i dhanë mundësi sulmuesit të sapofutur Chupo Moting që me porten e boshatisur të shënonte golin e përmbysjes dhe kualifikimit të madh. Tashmë PSG pret fituesin e ciftit Leipzig-Atl.Madrid. Sfida emocionuese u transmetua në Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *