Subscribe

Një varkë peshkimi është përmbysur mesditën e kësaj të diele në Durrës, brenda së cilës ndodheshin dy peshkatarë.

 

Sipas njoftimit të policisë, në bashkëpunim me një prej familjarëve është bërë  e mundur nxjerrja në breg e 48 vjeçarit me iniciale I.B., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Personi tjetër, shtetasi A.M, rreth 52 vjeç, dyshohet se është mbytur.

 

Ndërkohë, policia vijon kërkimet me mjete lundruese, si dhe polumbarët e Reneas janë nisur për të bërë të mundur gjetjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *