Deputetja e opozitës së re, Eldira Hyseni  gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit është përlotur për pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, duke theksuar se Durrësi ka nevojë të ngrihet sërish pas kësaj tragjedie.

 

Deputetja e LSI, garantoi që asnjë lekë që do të shkojë për të prekurit nga tërmeti nuk do të prekët.

 

“Isha përgatitur të flisja për buxhetin por jemi në një situatë ndryshe nga çfarë kemi qenë. Durrësi, Thumana dhe vendet përreth. Unë jam prind, jam nënë dhe në këtë situatë patëm emergjencën të kujdeseshim për jetën. Në katër të mëngjesit nuk kishte ndarje politike. Njerëzit kanë humbur shumë në të gjitha drejtimet dhe sot Durrësi ka nevojë të rigjejë besimin. Durrësi ka nevojë për një shtet për një qeveri që do t’i përgjigjet. Durrësi ka nevojë për dashuri. Unë nuk dua të besoj që do preken ato lekë për personat e prekur nga tërmeti. Durrësi ka nevojë edhe për të gjetur drejtësi por prioritet është rikthimi në normalitet.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *