Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Turqi,  pas një sherri me thika mes dy grupeve. Po ashtu, ka mbetur i plagosur edhe shoku i tij.

 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në zonën e Zeytinburnu të Stambollit.

 

Viktima identifikohet si Serxho Sharra, 19 vjeç. Ndërsa i plagosur mbeti miku i tij, shtetasi me inicialet B.M., i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Policia turke po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *