Mes entuziazmit të të rinjve dhe këngëve legjendare të rinisë së viteve ‘90, Bashkia e Tiranës ka përkujtuar Ditën kombëtare të Rinisë, që i paraprin morisë së aktiviteteve që do të zhvillohen vitin e ardhshëm në kuadër të Kryeqytetit Europian të Rinisë për 2022. Edea Demaliaj dhe Vitmar Basha risollën në kujtesen e publikut në Pallatin e Kongreseve këngët e atyre viteve, të asaj rinie, që me guxim të paprecedentë ndryshoi përgjithmonë historinë e shqiptarëve atë natë të ftohtë të vitit 1990. Nuk munguan as këngët italiane nga këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj, e cila erdhi dhe në rolin e prezantueses.

 

Ministrja italiane për Politikat Rinore, Fabiana Dadone dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca inkurajuan të rinjtë që të luajnë një rol aktiv në shoqëri dhe në ndërtimin e demokracisë shqiptare.

 

“Tirana e ka fituar këtë titull “Tirana European Youth Capital” sepse ka treguar se sa shumë ide të shkëlqyera kanë të rinjtë  e Tiranës  dhe ndryshimet që mund të sjellin ata. Më lejoni t’i uroj gjithë të mirat  Kryebashkiakut Veliaj dhe ekipit të tij. Delegacioni i BE është këtu për ta mbështetur këtë program dhe për të punuar ngushtësisht me ju”, theksoi Soreca ne mesazhin e tij.

 

Nuk munguan as  videomesazhet nga Ermal Meta që është dhe ambasadori ynë kulturor përtej Adriatikut, si dhe futbollisti i kombëtares Sokol Çikalleshi, që ka ngritur peshë zemrat e shqiptareve teksa luan me fanellën kuq e zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *