Subscribe

Prefektja e Shkodrës, Maljinda Angoni në një deklaratë për mediat, ka pasqyruar se si është situata në Shkodër për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit.

 

Angoni tha se deri më tani situata është e menaxhueshme dhe të gjitha ekipet e emergjencave janë në gatishmëri nëse do të ketë një përkeqësim të situatës.

 

Aktualisht në rrugën e Obotit ka prezencë të lartë të ujit dhe është e kalueshme vetëm me mjete te larta.

 

“Situatë e menaxhueshme. Është ulur dhe niveli i shkarkimeve nga 900 që ishte dje. Sot është 500 m3. Është një gjë normale. Kemi rritje të nivelit të Bunës, liqenit të Shkodrës. Jemi në pikën kyçe. Jemi në menaxhim.

 

Situatë e vështirë. Rrugët janë të zhbllokuara, lëvizet me vështirësi nga Tamara në Vermosh, edhe nga Boga deri në Qafë Thore. Kemi rënie ortekësh përtej tunelesh, Qafë Thore bigë është e bllokuar për momentin. Të gjitha rrugët e tjera janë të aksesueshme. Përveç rrugëve nga Tamara-Vermosh që këshillohet të bëhen me zinxhirë. Po merren masat nga të gjithë firmat kontrakore. Shtabet e emergjencave janë në gatishmëri të plotë”, eshte shprehur Angoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *