Drejtësia zvicerane ndalon Uefa-n dhe Fifa-n që të penalizojë klubet e mëdha europiane të cilat ishin nismetare të projektit Super League.

Sipas medias spanjole “Cadena Ser”, Minsitria e Drejtësisë në shtetin helvet, I ka dërguar një shkresë zyrtare dy institucioneve te qëverisë së futbollit europian dhe botëror se nuk mund të ndërmarrin sanksione kunder Barcelonës, Realit dhe Juventusit.

Në 25 maj Uefa kishte nisur një procedim disiplinor për keto tre klube të cilat ishin në krye të nismes për të ndërtuar një kompeticion parallel me Champions League.

Për këtë arsye Uefa kishte kërcënuar me përjashtimin e këtyre klubeve nga sezoni I ri I champions.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *