Kryeministri Edi Rama  ka paralamëruar të gjitha mediat, sidomos ato online se përhapja e panikut nëpërmjet lajmeve të publikuara për termeti, do ta detyrojnë atë që ti mbyllë forcërish në kushtet e Gjendjes se Jashtëzakonshme.

 

Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!

 

Thirrjen e parë drejtuar mediave për të mos krijuar panic të tepert tek qytetaret në lidhje me rënien e tërmeteve të tjerë të fortë, kryeministri e bëri në mbledhjen e qeverisë mengjesin e kësaj të enjte.

Për shkak të frikës nga tërmetet e rënë por edhe abuzimit të shumë mediave, sidomos portaleve me shkrime që tregojnë se në vazhdim mund të ketë të tjera tërmete, mijëra familje ne Tiranë e Durrës ose I kanë kaluar netet jashtë ose janë spostuar në qytete të tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *