Thuajse askush nuk e ka përmendur Amerikën Latine si kontinent me risk të të lartë të përhapjes së Covid-19, mirëpo shifrat e fundit janë shumë shqetësuese.

Sipas të dhënavë të fundit në Amerikën Latinë tashmë llogariten 256 mijë të infektuar.

Ndërkohë personat që kanë ndërruar jetë janë 13 mijë e 786.

Mirëpo ajo që shqetëson më shumë ka të bëjë me rritjen e frikshme të rasteve të reja në 48 orët e fundit.

Të paktën 25 mijë njerëz janë infektuar me koronavirus në këtë periudhë dhe 1300 kanë gjetur vdekjen, mesatare shumë e lartë që frikëson shumë edhe për të ardhmen.

Brazili është vendi më I goditur me mbi 101 mijë të prekur dhe rreth 7 mijë të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *