Telefonate mes deputetit te PS, Xhemal Qefalia dhe shefit te policise ne Diber ne ate kohe, Robert Aga.

 

Xhemal Qefalia: Berti
Robert Aga, Shef i policisë së Dibrës: Po shoku im
Xhemal Qefalia: Mos e vrit trurin, Flamuri është i detyruar të bëjë politikë, po do i themi ne nesër s;ke pse e përmend më atë
Robert Aga, Shef i policisë së Dibrës: Jo jo, ai le të vij dhe të kontrollojë ku t’i dojë qejfi
Xhemal Qefalia: Ça ka ai, ai ia fut kot, mundohet që të justifikojë. A e merr vesh ti se çfarë bëhet brenda PD-së, duke u zënë me njëri- tjetrin. Mos e vrit mendjen
Robert Aga: Jo unë i pata thënë, më sillni kartonin si Messi që ia mban Barcelona edhe të fitoni
Xhemal Qefalia: Tani kot ata, të kishin vënë ty ata, e fitonin ata.
Robert Aga: Unë jam pjesë e PS-së dhe nuk e ndërroj as për 1 milion vjet.
Xhemal Qefalia: Nuk e vë në dyshim mo vlla, prandaj e thashë unë atë mbrëmë, ishin të gjithë grupi i P, s’ë besonin më.
Robert Aga: Faleminderit, faleminderit, shyqyr që nuk thashë një fjalë tjetër unë aty. Unë e dija se ishte Gjiknuri
Xhemal Qefalia: Pse nuk e dije që ne ishim atje
Robert Aga: Jo mo thashë ….(nuk dëgjohet)
Xhemal Qefalia: Ishte dhe Gramozi aty, ishte edhe Rama, ishin të gjithë dhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë dhe Damiani në fakt dhe Blerina …u thashë që ai mund të bëjë shumë ty. I thashë edhe atij Ulsiut që ta përforconte, që të mos kishte kundërshtim. U thashë mu më bën punë edhe në Tiranë ai, puna është që kudo që është ai i jep drejtim.
Robert Aga: Ishalla mos më çojnë nga Bulqiza , të pushoj pak
Xhemal Qefalia: E pra e, që të çlodhesh një çik
Robert Aga: Jo kam nevojë që të pushoj pak, sinqerisht…
Xhemal Qefalia: Ikën ato ë?
Robert Aga: Po, po i përcolla tani, të lumtur
Xhemal Qefalia: Për drekë them unë
Robert Aga: Jo mo hëngrën, s;e di ça bën a hëngën , a koktej
Xhemal Qefalia: Drekë, drekë
Robert Aga: Mirë shefi
Xhemal Qefalia: Mirë vëlla, tr*pin, të bëhet më e mira për ty, mos e vrit mendjen për ata…ta tha edhe mbrëmi “ai” ty, mos ashu gjë nga ato
Robert Aga: Jo, ai ma tha në ligjëratë të drejtë, ma shpërlau gojën
Xhemal Qefalia: Prandaj po them unë
Robert Aga: Mirë vlla, hajde të përshëndes, ciao
Xhemal Qefalia: Ciao

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *