Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji publikoi edhe një herë një pjesë të përgjimeve mes drejtorit të policisë së Fierit, Albert Nushi dhe Fredi Alizotit, lidhur me dosjen “Babale”.

 

Nushi: O Fredi por po vij mor burrë, kalova Kolonjën, po vij

Alizoti: Ore je drejtori ti apo jo?

Nushi: Tashi, unë jam drejtori Albert Nushi

Alizoti: Ej, se dua të takoj Taulant Ballën

Nushi: Kë do takosh?

Alizoti: Taulant Ballën o vëlla

Nushi: Ok

 

Nushi: Jam në një vendngjarje tani. Më thuaj çfarë do

Alizoti: Dua diçka se kam ngelur rrugëve, jam ku më le rradhën e parë

Nushi: Thuaj çfarë do nga unë?

Alizoti: Do më dërgosh një njeri

Nushi: Po po po, do të nis aty një njeri me lekë

Alizoti: E more vesh, e do troç. E kape muhabetin

 

Salianji akuzoi drejtësinë shqiptare se është vënë në shërbim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

 

Një javë më parë Prokuroria e Tiranës mori si të pandehur Ervin Salianjin, me akuzën e kallëzimit të rremë.

 

Për dosjen “Babale”, të pandehur janë edhe Fredi Alizoti, tashmë në burg, i cili pranoi se ka imituar zërin e Agron Xhafajt, gazetari Jetmir Olldashi dhe Albert Veliu, i cili ka kërkuar azil politik.

 

Audio-përgjimi i publikuar nga Partia Demokratike, sipas opozitës, fakton përfshirjen e Agron Xhafajt, vëllain e ish Ministrit të Brendshëm, në trafik droge.

 

Këto dyshime po hetoheshin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por dosja iu kthye sërish Policisë së Shtetit, për të gjetur prova të reja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *