Kryeministri Edi Rama lajmëroi nëpërmjet një postimi në tëitter se ka nisur procedurat për hedhjen në gjyq të gazetarit të BILD I cili publikoi audiopërgjimet për dosjet “339” dhe “184”.

Rama shkruan në Tëitter se I ka dhënë prokurën avokatit gjerman Mattias Prinz I cili do ta përfaqësojë në Gjermani në këtë process gjyqësor ndaj Peter Tiede, gazetar I BILD.

Kreu I qeverisë shton se shqiptarët meritojnë të dinë të vërteten nga drejtësia e një vendi pa hije sic është Gjermania.

 

Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *