Pas përfundimit të hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për operacionin “One if by land”, 51 të pandehur kanë përfunduar në gjykatë.

 

Gjatë këtij operacioni janë shkatërruar 7 grupe kriminale që vepronin në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada. Pjesë e operacionit ishin autoritetet amerikane dhe kanadeze.

 

Ndërkohë prokurori Eugen Beci ka dorëzuar në gjykatë dosjen me 95 fashikuj ku pjesë janë dhe 450 CD me përgjime dhe materiale të tjera.

 

Informacioent bëjnë me dije se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin shtetas shqiptarë drejt shtetëve të Bashkuara, Kanadase dhe Anglisë kundrejt shumave që varionin nga 30 mijë dollarë për në Amerikë dhe Kanada deri në 10 mijë paund në Angli.

 

Akuzat që rëndojnë mbi të gjithë të pandehurit janë për trafikim të qënieve njerëzore në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *