Subscribe

Kryeministri Edi Rama nuk kurseu sulmet ndaj gazetarëve dhe medies kur u pyet për përgjimet e “Ndrangheta”.

 

Në daljen e përjavshme, kreu i qeverisë akuzoi njerëzit e medias, por edhe opozitën, se po ushqejnë qytetarët me dëngla sepse sipas tij, e vërteta është krejt ndryshe.

 

Për të provuar këtë, Edi Rama lexoi edhe një pjesë nga konkluzioni i prokurorisë italiane.

 

Nuk do të them që duhet të flasë drejtësia sepse në këytë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion grupi hetimor italian dhe po e lexoj për të dhënë pse është tur i pashembullt për të gjithë ju që keni detyrën të informoni publikun, por thjesht ushqeni tymnajën me llafe, muhabete, dëngla njerëzish, të cilët sipas prokurorisë italiane, në konkluzion, “pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njëri-tjetrin për investime që do të bëhen, ato dështuan totalisht. I vetmi investim i bërë është një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës, për të cilin ka patur konflikte mes ortakëve”. Ky është citim nga konkluziuonet e prokurorisë italiane. Marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët është turp.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *