Ish-ministri Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në lidhje me përgjimet e fundit të BILD, ku në një pjesë të bisedës ishte I përfshirë dhe ai vetë.

 

Duke kërkuar ndjesë për gjuhën e përdorur, Tahiri thekson se bisdeda nuk ka pasur lidhje me vjedhjen e votave, dhe se ai vetë nuk ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore të Dibrës në asnjë mënyrë.

 

Por krahaas faljes, Tahiri nuk I kursen as akuzat në drejtim të opozitës, duke e u shprehur se ata që po bëjnë moral sot, dje kanë qenë agresorët kryesor të zgjedhjeve.

 

“Ndjese cdo qytetari per fjalorin aspak te pershtatshem qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese. Shume nga keta qe bejne moral ne politike, media e portale, fjalorin e atille e shume me teper se aq e kane te shkruar ne balle ne vendime qeverise, ne akte publike a sjellje te perditshme, perseri c’u degjua prej meje nuk perputhet kerkund me vlerat qe duhet te tregojme, qofte edhe ne jeten a bisedat private. Perpos kesaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo cdo lloj manipulim tjeter. E po keshtu asnje veprim i imi, ne nje fushate si ajo e Dibres ku nuk kam marre pjese asnje dite, ne cilendo menyre. Perkundrazi, agresoret e atehershem me arme ne brez edhe ne zgjedhjet e Dibres, sot kane veshur lekure qingji. Ndaj mos harro kurre! Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje. Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve! Ndjese sinqerisht per fjalorin!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *