Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë për shqyrtim, ne te cilin presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli akuzohen për krime gjatë Luftës së Kosovës.

Thaçi dhe Veseli akuzohen për krime kundër njerëzimit, të tilla si vrasje, zhdukje të personave, përndjekje dhe tortura.

Zyra e Prokurorit ka bërë të ditur se në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë “penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ndërkohë, do të jetë Gjykata Speciale e cila do të jetë Dhoma e Specializuar e Kosovës (DHSK) që do të vendosë nëse do të konfirmojë akuzat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *