Në datë 13 tetor do të zhvillohet edicioni I katërt I maratonës  “Tirana vrapon” .

Pjesëmarrja e lartë në tre maratona e para e kanë përfshirë Maratonën e Tiranës tek maratonat më të njohura në botë.

Faqja e njohur e maratonave, https://ëorldsmarathons.com/  i bën jehonë edicionit të katërt të kësaj gare, duke e cilësuar “Gjysmë Maratonën e Tiranës” si eventin më të madh sportiv në kryeqytetin shqiptar.

Këtë fakt e tregon edhe pjesëmarrja në garë e shumë vrapuesve nga vende të ndryshme të botës.

Rritja e numrit të pjesëmarrësve në maratonë nga viti në vit, është një tregues i mirë se ky event është mjaft i dëshiruar jo vetëm nga qytetarët e Tiranës, por edhe nga të apasionuar pas sporteve nga vende të tjera.

Ky event, i cili tashmë po kthehet në një traditë, është aprovuar nga Federata Botërore e Atletikës, si dhe nga federata shqiptare.

Në këtë edicion, gara në Maratonën e Tiranës është e organizuar për 3 kategori: Gjysmë maratona (21 ), Tirana 10 K, dhe “We too”, e cila është më shumë një kategori motivuese sesa garuese.

Itineraret e reja, të certifikuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Federatave të Atletikës, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit, duke bërë që gara të jetë jo vetëm sfiduese, por edhe argëtuese.

Edhe çmimet për fituesit e garave në disiplina të ndryshme pritet të jenë goxha joshëse.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *