Përfundon rinumërimi i 108 kutive të qarkut të Durrësit në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve

 

Në mbyllje të procesit, ka rezultuar se pretendimet e LSI-së për manipulim të zgjedhjeve të 25 prillit, nuk qëndrojnë.

 

Mësohet se LSI jo vetëm nuk ka arritur të rikuperojë votat për të marrë mandatin në qarkun e Durrësit, por ka humbur edhe një votë.

 

Nga nga ana tjetër, PS dhe PD kanë humbur përkatësisht 26 dhe 38 vota.

 

PD dhe LSI kërkuan ripërsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit, me pretendimin se ka pasur disa parregullsi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *