Subscribe

Shtatori është koha kur të gjithë kredimarrësit do t’i rikthehen normalitetit për të paguar këstet e kredive, pas një moratoriumi 6 mujorë. Pagesat do të jenë në varësi të marrëveshjes që keni arritur me bankën. Në total sipas të dhënave nga banka qendrore, janë 23 mijë raste që kanë përfituar me një kosto totale prej 2 mld euro. Por sistemi bankar sqaron se deri në fund të vitit bankat do të vijojnë me ristrukturimin e kredive.

Tashmë kredimarrësit që pranuan të përfitonin nga kjo lehtësi do të vijojnë më pagesat mujore të kredive, në bazë të marrëveshjes së arritur me bankën. Por afati është deri në fund të vitit kur bankat e nivelit të dytë do të vijojnë më ristrukturimin e kredive, pra me rishikimin e kushteve dhe termave duke ju përshtatur gjendjes financiare të klientit.-thotë Spiro Brumbulli nga shoqata e bankave.

Banka qendore në bashkëpunim me ato të nivelit të dytë morën vendim për pezullimin e kësteve për dy tremujore radhazi për shkak të krizës së pandemisë. Por teksa normaliteti I ri ekonomik ende vijon të jetë me kufizime a ka vend për një shtyje të mëtejshme?

Kjo është një çështje që ne po e diskutojë. Deri më tani nuk kemi kërkesa për të shtyrë më tej këstet, kjo për faktin se vijon procesi i ristrukturimit. Por nëse do të kemi ne do ti drejtohemi autoritetit, pra Bankës së Shqipërisë për t’i aprovuar ose jo.

Pas gjithë kësaj situate rreziku I sistemit bankar mbetet rritja e huave të këqija. Muajt të vijim do të tregojnë se në çfarë situate ekonomike janë kredimarrësit dhe a do të vijojnë ata të paguajnë rregullisht.

Sfida e radhës është cilësia e këtyre kredive. Pra si do të jetë ecuria e mëtejshme e pagesës së huave. Si do të sillën kredimarrësit në këtë proces apo rrezikojmë të na rriten kreditë e këqija. Kjo është sfidë por deri më tani nuk mund të parashikojmë se si do të jetën muajt në vijim. 

Ajo çka ndodhi pas krizës financiare globale së 2008 ishte që kreditë e këqija në vendin tonë arriten në 25 %, kreditimi u vështirësua ndërsa kostot ë shërbimeve bankare u rritën. Por ekspertët mbeten ende të paqartë për të vlerësuar se si do të jetë realiteti në sistemin bankarë deri në fund të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *