Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socilaiste.

 

Damian Gjiknuri ka bërë me dije se në bashkinë e Durrësit do të kandidojë Emirjona Sako.

 

“U vendos për pjesën më të madhe. PS konkludoi me kandidaturat. Për bashkinë Durrës rikonfirmojmë Emirjana Sakon e cila ka justifikuar punën e saj dhe do jetë kandidate”, tha Gjiknuri.

 

Ndërkohë që në Dibër, kryesia e PS-së vendosi që t’i besonte biznesmenit Rahim Spahiu.

 

Drejtuesi politik i Dibrës, Ulsi Manja u shpreh: Për Bashkinë Dibër kemi propozuar emrin e Rrahim Spahiu, 55 vjec, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare. Është një person jashtë PS, është qytetar i Dibrës dhe i kemi ofruar një kandidat me aftësi menaxheriale. 

 

Në Shkodër PS kandidon me Majlinda Angonin e cila  aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut. Drejtuesja e qarkut Shkodër, Edona Bilali theksoi se pas propozimeve të bazës vendosën që për bashkinë Shkodër të dalin me Majlinda Angonin.

 

Mësohet se PS ka vendosur të kandidojë  Edison Memolla për bashkinë e Rrogozhinës. Ndërsa një psikolog, mësues Blerim Shera do jetë kandidat për bashkinë e Vorës.
Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla bëri me dije se kandidatura për bashkinë e Lushnjes do të vendoset ditën e martë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *