Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, ku janë marrë vendime të rëndësishme lidhur me fushatën zgjedhore të vitit 2021.
Kryeministri Edi Rama do të jetë përkohësisht drejtues politik i qarkut të Durrësit, ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të jetë drejtuesi i ri politik i Shkodrës.
Në mbledhjen e socialistëve që zgjati rreth 90 minuta në Elbasan, Lindita Nikolla u vendos si drejtuese politike në Lezhë, Safet Gjici në Kukës, dhe qarku i Tiranës do të ndahet mes Erion Veliajt, Ervin Bushatit dhe Elisa Spiropalit.





