Përfundimi i armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit ka rikthyer situatën e përgjakshmë në Gaza. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga rifillimi i sulmeve izraelit janë vrarë 178 persona, mes të cilëve fëmijë dhe gra. Gjithashtu, autoritetet raportuan edhe për 589 persona të plagosur.

 

“Shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra,” thotë ministria në një deklaratë zyrtare.

 

Nga ana tjetër, dy pengje janë konfirmuar të vdekur, pasi u rrëmbyen nga Hamasi më 7 tetor. Eliyahu Margalit, 75 vjeç, është njëri nga viktimat. Ai raportohet të jetë babai i një prej pengjeve, infermieres Nili Margalit, e cila u lirua dje.

 

I dyti është një burrë që u rrëmbye nga Hamasi gjatë festivalit muzikor në Re’im. Guy Iluz, 26 vjeç, ishte inxhinieri dhe muzikant në një grup hebre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *