Një grup kriminal që kalonte shqiptarë të paligjshëm për në Greqi është shkatërruar nga policia.

 

Media greke Protothema.gr raporton se numri i të arrestuarëve ka shkuar në 17, ku mes tyre 7 janë efektivë policie që punonin në pikën kufitare greke në Kristalopigji që lidh Shqipërinë me Greqinë.

 

Grupi kriminal ka lejuar kalimin e paligjshëm të 1700 shqiptarëve të paligjshëm në Greqi, kundrejt pagesës.

 

Sipas llogaritjeve vlerësohet se shuma që grupi kriminal ka përfituar nga shqiptarët të jetë 700 mijë euro.

 

Çdo oficer policie i përfshirë në rrjet, merrte një shumë mujore  nga 2000 deri në 10000 euro në varësi të  produktivitetit.

 

Në kontrollet fizike, si dhe në banesa dhe lokale janë gjetur dhe sekuestruar:

 

-463.000 euro, 380 dollarë australianë, 19 dollarë amerikanë, 20 dinarë të Shkupit dhe 8.540 lekë shqiptare,

 

– 511 pako cigare dhe 17 paketa duhan, pa akcize.

 

-shënime të shkruara me dorë,

 

-2 pasaporta në të cilat është vërtetuar në mënyrë të rreme hyrje/dalja për në dhe nga territori grek dhe armë gjahu dhe 122 fishekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *