Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ndërsa një shqiptar, baba i pesë fëmijëve ka përdhunuar të bijën e tij 13-vjeçare.

 

Akti i rëndë i inçestit kryhej sistematikisht prej dy vitesh. Ai është prangosur me një urdhër arresti në mëngjes nga Prokuroria në Mitilini të Greqisë, pas denoncimit për përdhunim të përsëritur të vajzës nga e ëma.

 

Sipas të dhënave të para të cilat janë bërë publike, fëmija përjetonte makthin e keqtrajtimit seksual për më shumë se dy vite. Kohët e fundit  vajza shfaqej me gjëndje të rënduar psikologjike në shkollë.

 

Babai i arrestuar 38-vjeçari shqiptar emigrant në Greqi ka precedent për keqtrajtim nga ku ka dalë i pafajshëm. 38-vjeçari banonte prej shumë vitesh me gruan dhe pesë fëmijët e tij në një fshat afër qytetit të Mitilinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *