Një 39-vjecar nga Durrësi është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

 

Burime policore bëjnë të ditur se personi i arrestuar dyshohet te kete abuzuar me vajzën e gruas së tij, që ajo kishte nga martesa e pare.

 

Denoncimi është bërë në polici nga nëna e 14-vjecares. Nënë e bijë ishin në komisariat ditën e premte, ku denoncimi është bërë në prani të psikologes.

 

Më pas janë kryer edhe vizitat mjekësore.

 

Sipas dëshmisë së 14 vjecares, ngjarja ka ndodhur kur e ëma e saj nuk ka qenë në shtëpi.

 

Autori dyshohet se ka ushtruar gjithashtu edhe dhunë fizike dhe psikologjike mbi vajzën, ndërkohë që sipas dëshmive, ai është nje përdorues i rregullt i alkoolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *