Mbremjen e te martes u luajten edhe dy  sfidat e vlefshme për gjysmefinalet e Ligës së Europës, ku u përcaktuan 2 skuadrat që do përballen me Interin dhe Manchesterin.

Shakhtar Donjetsk, dhe Sevilla kanë prerë një biletë për në fazën tjetër duke mopshtur lehtësisht Bazelin dhe Wolverhampoton.

Ukrainasit e Shakhtarit triumfuan me rezultatin 4-1 përballë Bazelit te Taulant xZhakës qe ishte titullar që në fillim të takimit. Ndërsa në pjesën e dytë mesfushori i kombëtares doli i dëmtuar.

Ndërkohë në sfidën tjetër, Sevilla eliminoi Wolverhamptonin me rezultatin minimal 0-1. Goli i okampos, bëri diferencën në fushë  duke kaluar më tej skuadrën e Sevilles.

Inter-Shakhtar Donjetsk dhe Manchester United – Sevilla do të jenë 2 sfidat gjysmëfinale të Ligës së Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *