Vetem 48 ore pas depozitimit ne Kuvend te kerkeses per hapjen e listave, dy deputete jane terhequr nga nisma per ndryshimin e Kushtetutes. Artur Roshi dhe Besnik Troplini, deputete te Ballit Kombetar Demokrat kane vendosur te mos i bashkohen grupimit te opozites duke terhequr firmat e tyre nga drafti per ndryshimin e ligjit themeltar te shtetit.

“Ndërhyrjet e këqija në Kushtetutë bëjnë dëme të pariparueshme për shoqërinë, prandaj dy firmat e deputetëve të Ballit Kombëtar Demokrat, e imja dhe e z. Besnik Troplini do të tërhiqen nga lista e 29 deputetëve”, deklaroi ne rrjetet sociale Artur Roshi.

Pas ketij vendimi, mbeten vetem 27 deputete te opozites parlamentare qe kerkojne ndryshimin e sistemit zgjedhor. Por rregullorja parashikon se duhen minimalisht 28 deputete qe te kerkojne amendimin e Kushtetutes, dhe nese opozita nuk gjen ndonje firmetar tjeter, propozimet e tyre nuk mund te futen ne procedure parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *