Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka rikthyer vëmendjen në shkolla, pas rasteve pozitive me koronavirus nga radhët e nxënësve në disa qytete të vendit.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi theksoi se përballimi i situatës nga pandemia kërkon masa konkrete dhe jo propagandë.

Sipas saj, testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit janë detyrim i qeverisë.

“Përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë. Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë. Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione”, shkruan Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *