Presidenti Ilir Meta nuk e ka fshehur kenaqësine që ishte në mesin e kryetareve të shteteve të cilët morën pjesën në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

 

Meta, nëpërmjet një postimi në facebook, shkruan se i uroi Naruhitos jete të gjatë dhe suksese në këtë detyre, me shpresen se marrëdheniet mes dy vendeve tona do të forcohen edhe më tej.

 

 

Shumë i nderuar të merrja pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.
I urova jetë të gjatë dhe suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme, me besimin e plotë se gjatë Erës së Madhërisë së Tij, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve e popujve tanë, do të forcohen më tej! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *