Pak orë para mbledhjes së kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-deputeti Aleksandër Biberaj kërkon një PD dhe opozitë të reformuar nga themeli.

 

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Biberaj tha se kryeministri Edi Rama dhe banda e tij e “Rilindjes”, duke keqpërdorur shtetin dhe pushtetin, si dhe çdo formë apo mjet kriminal, iu kanë vjedhur shqiptarëve barbarisht zgjedhjet

 

Ai theksoi se ky grup i strukturuar kriminal nuk duhet lënë asnjë sekondë të qëndrojë në pushtet me votat e vjedhura më 25 prill.

 

Postimi i plotë:

Demokracia ne rrezik-kombi ne rrezik! Edi Rama dhe banda e tij e rilindjes duke keq-perdorur shtetin dhe pushtetin si dhe cdo forme apo mjet kriminal i’u kane vjedhur shqiptareve barbarisht zgjedhjet e 25 prillit 2021! Ky grup i strukturuar kriminal nuk duhet lene asnje sekonte te qendroje ne pushtet me votat e vjedhura me 25 prill! Opozita dhe populli duhet te reagojne fuqishem duke mbrojtur me cdo kusht mjet dhe cmim demokracine e ekzekutuar me 25 prill nga vdekja totale e saj! PD dhe opozita duhet te reformohen me themel pasi kane pergjegjesi perpara kombit dhe duhet te marrin ne dore fatet e kombit te neperkembura nga qeverisja kriminale !

 

Te dashur miq,

Sot u bene 3 jave nga masakra e papare e farses zgjedhore te 25 Prillit. Atehere kur te gjithe shqiptaret prisnin rrotacionin e pushtetit per te sjellur nje ndryshim te madh ne Shqiperi, ndodhi ajo qe nuk pritej nga askush. Rilindja duke perdorur shtetin dhe pushtetin si dhe cdo forme apo mjet kriminal vodhi 74 mandate, duke tjetersuar vullneti e shqiptareve, duke e zhytur vendin ne modelet e krizave ciklike te ish-republikave sovjetike, apo atyre te Amerikes Latine apo Afrikes qe nuk lejojne rrotacionet politike nepermjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Ne kete situate kur demokracia jone eshte ekzekutuar me 25 Prill, opozita dhe populli duhet me cdo mjet cmim dhe kusht te mbrojne demokracine nga vdekja totale e saj. DEMOKRACIA NE REEZIK- KOMBI NE RREZIK! Natyrisht qe ne situaten e absurdit te krijuar PD dhe opozita kane pergjegjesite e ryre te padiskutueshme nga gabimet ciklike dhe te njepasnjeshme qe nga bojkoti i ndarjes administrative te cilin PS e beri sic deshi vete duke favorizuar vehten politikisht, djegia e mandateve parlamentare 2018, bojkoti i zgjedhjeve vendore 2019, ulja ne pseudo-tryezen e reformes zgjedhore me eksponentin e krimit zgjedhor Damian Gjiknuri, mos-kemebengulja dhe mos-mbeshtetja e listave te hapura apo e sistemit te paster maxhoritar, pranimi dhe mos-kontestimi nepermjet reagimit popullor i ndryshimeve te njeaneshme kushtetuese nga nje parlament komplet jo-legjitim, mos-reagimi per prishjen e njeaneshme te marreveshjes se 5 qershorit 2020 dhe ndalimin me kushtetute (rast unikal ne Bote) te koalicioneve para-zgjedhore, mos-dalja me lista te perbashketa PD-LSI si dhe heqja dore nga qeveria teknike dhe hyrja ne zgjedhje me kryeminister koken e krimit dhe korrupsionit ne Shqiperi Edi Rama. Per te perballuar sfidat e kohes dhe per te permbysur Edi Ramen duhet nje PD dhe opozite e reformuar nga themeli!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *