Ish-ministrja teknike e Arsimit nga PD-ja, Mirela Karabina është e pranishme në protestën e artistëve.

Karabina tha nga podium se me shembjen e Teatrit Kombëtar është shpallur diktatura, ndërsa shtoi se shembja e godines u urdhërua nga kryeministri Edi Rama dhe u ekzekutua nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ajo u shpreh se ky pushtet kërkon që të vrasë qytetarët e saj, ndërsa kërkon dorëheqjen e Veliajt.

“Edi Rama është diktator. Për pak do të kishim mbetur nën rrënoja se askush nuk pyeti për ne. Ky është një pushtet kriminal që do të vrasë qytetarët e tij. Do që të vjedhë pronën publike në mes të Tiranës, në mes të qytetit. Shkelet ligji, pushteti nuk pyet. Ky pushtet kriminal që kërkon të vrasë qytetarët. Edi Rama urdhëroi, Erjon Veliaj ekzekutoi. Ekzekutori është Veliaj. Anëtarët e Këshillit Bashkiak janë turpi i këtij qyteti. Duhet të ishin sot në burg, sepse shembin Teatrin Kombëtar në mes të qytetit. Futën shqiptarët në karantinë që të shembin TK. Erion Velaj duhet të japë dorëheqjen. të bashkohemi për të luftuar këtë bandë terroristësh. Ne e duam Europën, por kjo e mbylli, kurrë nuk do të hyjmë në Europë. Ne jemi tetari, rroftë Shqipëria, rroftë teatri, rrofshin shqiptarët”, është shprehur ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *