Nëse harroni vazhdimisht se ku keni lënë syzet që i kishit nëpër duar vetëm një minutë më parë, nëse nuk ju kujtohet se ku e keni parkuar makinën apo nuk ju vjen në mend fjala që ishit gati duke thënë… mos u shqetësoni; është normale!

 

Që kujtesa të funksionoj mirë, është shumë e rëndësishme të harroni. E kanë pohuar këtë dy studiues kanadeze që kanë ndezur reflektorët nga një anë tjetër e medalies së kujtesës; harresa!

 

Sipas tyre nuk është një dështim i mekanizmit, përkundrazi, një ingranazh thelbësor për funksionimin e saj korrekt.

 

Handikapi i memories së ngrakuar/ Është një koncept jo krejtësisht i ri por pak i vlerësuar. Pjeas më e madhe e njerëzve, përfshi shkencëtarët, e shohin kujtesën ideale si një sistem që lejon bashkëjetesën e të gjitha kujtimeve, – shkruan Living.

 

Dy studiuesit që përmendëm më sipër janë marrë me mekanizmat neurobiologjikë dhe sipas tyre, kujtimet duhen filtruar e larguar. Ajo që propozojnë ata është vizioni I kujtesës si mekanizëm I kalibruar fokusimi dhe humbje të kujtimeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *