Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit, dy prej të cilëve të shpalur në kërkim.

 

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe mbajtjes nën kontroll të personave me precedent kriminal, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: A.N, 28 vjeç, banues në Vlorë.

 

Arrestimi i 28 vjeçarit u bë pasi gjatë orëve të natës, në vëndin e quajtur “Zogu i Zi”, është kapur duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” me të cilin po transportonte shtetasin e shpallur në kërkim: A.H, 30 vjeç, banues në Vlorë.

 

Shtetasi A.H ishte shpallur në kërkim nga Policia Vlorë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

 

Por, sipas policisë, dy personat e arrestuar janë dhe autorë të 6 vjedhjeve të bëra në qytetin e Fierit.  Shtetasit A.H dhe A.N, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudhën Janar-Prill 2019 kanë vjedhur 6 automjete tip “Benz”.

 

Por krahas këtyre dy shtetasve policia e Fierit arrestoi në flagrancë edhe shtetasin H.M, 32 vjeç, banues në Fier.

 

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në mjetin tip “Ford”, që drejtohej prej tij, u gjetën një palë pinca metal-prerës, një shkop bejzbolli material metalik, një palë dorashka dhe një xhup të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Po në kuadër të kontrolleve të kryera, u ndalua edhe E.F, 46 vjeç, banues në Fier, I cili ishte dënuar për dhunë në familje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *