Zëdhënësi i Pentagonit, John F. Kirby deklaroi se operacionet e evakuimit po kryhen në mes të rrezikut, veçanërisht ditët e fundit.

 

Ai nuk sqaroi sesa porta janë ende të hapura në aeroportin e Kabulit për të larguar njerëzit, por shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aftësinë e duhur për t’i përmbyllur këto operacione me sukses.

 

“Ky ka qenë gjithmonë një operacion i rrezikshëm, por ne jemi në një kohë veçanërisht të rrezikshme tani. Megjithatë, SHBA ka aftësinë për të kryer operacione evakuimi”, tha ai.

 

Zëdhënësi i Pentagonit nuk dha një përgjigje të qartë nëse evakuimet do të vijojnë edhe pas datës 31 gusht, afati i fundit i vendosur nga talebanët për tërheqjen e SHBA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *