Kryeministri Rama ka deklaruar se pensionistet edhe këtë të shtunë do të lejohet të dalin xhiro në këmbë për disa orë, por duke respektuar disa rregulla. Lajmin ai e dha gjatë një takimi online që pati me kryetarët e bashkive ku u diskutua mbi situatën nga covid 19.

Kreu i qeverisë pohoi se ashtu sikurse edhe të shtunën e kaluar, pensionistet do të lejohet të dalin deri në 11:00 por duke evituar grumbullimet dhe duke lëvizur jo më shumë se dy veta.

Kryeministri I bëri apel edhe kryebashkiakeve që nëpërmjet strukturave vendore të influencojnë jo vizita mes familjareve apo takime të afërta me të moshuar në rastet kur ata nuk jetojnë bashkë.

“ prinderit duhet ti ruajnë, ti dërgojnë ushqime tek dera por jo ti përqafojnë. Po ashtu në asnjë mënyrë të mos ketë pensioniste në makina. Nesër është dita e tyre në të gjithë Shqiperinë për të dalë deri në orën 11:00., tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *