Subscribe

Të gjithë pensionistët do të marrin 5 mijë lekë shpërblim në fund të vitit. E quajtur ndryshe si paketa e solidaritetit, edhe këtë vit të ardhurat në buxhet duket se do të garantojnë këtë mbështetje për shtresat më në nevojë.

 

Lajmin e dha ministri i financave Arben Ahmetaj i cili ishte në Komisionin e Ekonomisë për ndryshimin e buxhetit 2018.

 

Duke folur për ndryshimet buxhetore, ministri u ndal edhe tek efektet e kursit të këmbimit i cili e ka goditur jo pak buxhetin në 8 muaj.

 

Por pavarësisht pasojave negative, parametrat e buxhetit të ardhura/shpenzime nuk kanë ndryshuar.

 

Ndryshimet në buxhet me aktin normativ, konsistojnë në një rishpërndarje të fondeve nga projektet më pak të avancuara tek ato që kanë patur performancë më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *