Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sekuestrimin e pronave të Altin Hajrit, i cili është shpallur në kërkim nga policia për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

 

Në vendim thuhet se Hajrit iu sekuestrua kompleksi “Golden Resort” në Xhafzotaj, karburanti “ALT- OIL 2008” dhe një vilë dy katëshe që ndodhet në Shijak. Vendimi i është dhënë për ekzekutim Ardi Veliut, Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe vetë Altin Hajrit.

 

Hajri ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi dyshohej se drejtonte rrjetin e trafikut të drogës nga Afganistani në Itali.  Mirëpo, në vitin 2016, Italia pushoi hetimet ndaj Altin Hajrit, ndërsa në kërkim ndërkombëtar për trafik droge vijon të jetë vëllai tjetër i tij, Emiljano Hajri.

 

Në pranga për pengmarrjen, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës përfunduan Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, i cili u vetëdorëzua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *