Nga Dukati i Vlorës, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka treguar për situatën e vatrave të zjarrit në vend. Sipas tij, gjendja më e rënduar paraqitet në Vlorë, në gadishullin e Karaburunit.

 

Ai njoftoi se aktualisht po punojnë 3 helikopterë për neutralizimin e flakëve, ndërsa pritet të vijë një ekip i specializuar nga Holanda. Peleshi theksoi se zjarret janë të qëllimshme, teksa shtoi se deri më tani janë 6 të arrestuar për zjarrvënie.

 

“Holanda është treguar shumë bujare dhe sot pritet të sjellë një skuadrilje. Shumë ekspertë mendojnë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Kjo bëhet vetëm me bashkëpunimin e qytetarëve. Është e pamundur që të menaxhosh në të njëjtën kohë të gjitha vatrat në të gjithë Shqipërinë, edhe me 3 helikopterë. Unë mendoj se është më mirë të analizojmë se si ka mundësi që ndodhin që ndizen kaq shumë vatra në të njëtën kohë. Janë ndaluar 3 dje, 6 gjithsej në këto ditë zjarresh. Ka të dhëna të mjaftueshme për të lidhur zjarret me emra konkretë dhe do të punohet paralelisht…Jam i bindur që kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ato eliminohen si përgjigje e gjithë shoqërisë, që duhet ta quajnë qytetari e jo spiunllëk për zjarrvënësit. Kemi emra, kemi arrestime, për disa ka prova edhe vatrat sa më herët të lajmërohen aq më mirë është. S’dua të heq përgjegjësitë që kemi ne, për të qenë më të shkathta.”, tha Peleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *