Subscribe

Teksa ditët e fundit i gjithë vendi është pushtuar nga reshjet e shiut, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zbuloi se nga vijnë përmbytjet.

 

Nga studioja e “Quo Vadis”, Peleshi tha se sjellja jonë me natyrën është shkak për përmbytjet e përvitshme.

 

Megjithatë, ai tha se situata këtë vit është menaxhuar më së miri, krahasuar me vitet kur qeverisnin demokratët.

 

“Shpyllëzimet, qindra mijëra hektarë janë shpyllëzuar sot, ndërtimet pa kriter dhe leje, shpesh herë kanë ndërtuar rrejtin ujitës, kullues, argjinaturat. Të gjitha kqëto janë shkaqet apo pasojat e atrye që ne jetojmë çdo vit. Këtë vit ne patëm prurjej dy herë më të larta sesa në vitin 2010. Na kujtohen përmbytjet në Shkodër, Lezhë, por prurjet kanë qenë dy herë më të ulëta në atë kohë dhe dëmi shumë herë më i madh. Ishin me mijëra shtëpi të dëmtuara në atë kohë. Të gijtha këto na vërtetëojnë se ishte rruga e duhur pastrami i kanaleve kulluese, duke ndarë punën edhe me bashkitë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *