Subscribe

Edhe Ministri i ri i Bujqësisë Niko Peleshi prezantoi aksionin e 100 ditëve të para për dikasterin që drejton. Ai do të fokusohet në kontrollin e territorit tek thertoret e mishit që nuk plotësojnë standardet.

 

Këtë mesazh ministri Peleshi e bëri gjatë një vizite ne një stabiliment mishi në Lushnje.

 

Aksioni do të fokusohet tek te gjitha hallkat, nga tregu i gjësë se gjallë, tek thertoret, e deri tek tregtimi i nënprodukteve.

 

Fokusi i punës së tha ministri – është siguria ushqimore,  dhe për këtë do të ketë një rishikim të strukturës së Autoritet Kombëtar të Ushqimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *