Protesta e studentëve si dhe kërkesat e pedagogëve drejtuar qeverisë kanë shkaktuar shumë reagime në rradhët e mesuesve në universitete.

 

Një pjesë e tyre në fakultetin e Shkencave Sociale nisën greven, por të tjerë kundërshtuan bllokimin e procesit mësimor.

 

Për të dhënë më shumë detaje në lidhje me atë çfarë është diskutuar këtë të hënë në asamble në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë pedagogia Majlinda Keta.

 

Zonja Keta, ju ishit sot në mbledhjen e pedagogeve që në fakt nuk prodhoi një rezultat konkret. A mund të na tregoni me shume mbi debatet qe u zhvilluan ne takim?  

 

Do ta nis nga kjo e fundit, sepse për asrsye se asnjë nga pjesmarrësit për thirrjen për një Asamble te Universiteti i Tiranës, nuk ka tagrin për të marrë një vendin për të gjithë pedagogët e Tiranës. Së pari sepse UT nuk ka mbaruar ciklin e mbjedhjeve të fakulteteve, pasi ka fakultete që nuk e kanë organizuar asnjëherë asamblene e tyre n jë veprimtari e parashuikuar me ligj, në statutin e universitetin, një veprimtari e domosdoshme dhe një strukturë e domosdoshme dhe një procedurë strukturore demokratike duhet  të ishte ushtruar. Dhe përderisa ajo nuk është ushtruar atëherë nuk mund të merret një vendim. Shkencat sociale me një shumicë votash të ushtruar nga asambleja të mbledhur menjëherë mbas takimit të grupit përfaqësues me ministrin e Arsimit Shahini, ka mbajtur qëndrimin për të caktuar grevën. Dekanët dhe jo pak rektorë në të gjithë universitetet publike kanë kohë që janë larg qëndrimeve që masa e petagogëve ka marrë që me protestën e studentëve. Për sa kohë një dekan ka një pjesë mazhoritare të asamblesë dhe që është shprehur dhe që kjo është e ligjshme brenda aktivitetit akademik duhet ta marrë më seriozisht vendimin e kolegëve për ta realizuar. Ai ishte dhe a duhet të ishte kjo forma ne nuk kemi më çfarë diskutojmë këtu në studio pasi është shprehur vota është kryer procedura demokratike pa asnjë presion e lirë e të gjithë kolegëve në Fakultetin e Shkencave Sociale përtej një situate që ju e shikoni shqetësuese ku një dekan jep një zëdhënien e vet në mediat e ndryshme se një pjesë e pedagogëve bëjnë mësim dhe një pjesë tjetër vijojnë grevën unë them se një pjesë e atyre të zgjedhurve me votën e kolëgeve të tij, dekan apo rektorë qofshin duhet të ishte shqetësimi se Universitetet dhe fakultetet konkrete duhet të ishin mjedfisa të sigurta të qeta, larg dhunës dhe larg pengmarrjes. Në fakultetin tim nuk është rasti i parë që pedagogët gjatë protestës së studentëve kanë tentuar që të hyjnë në orët akademike, por qëndrimi I studentëve ka qenë fyesë për pedagogët të cilët kanë dalë nga auditori nën zhurmën e trumbetave, por ka qenë fyese edhe për konfliktine krijuar të një mase që në vetvete kërkon mësim dhe masës tjetër tjetër.

 

Përse duhet të kalohet në vendimi ekstreme për të mohuar procesin mësimor për ato që duan dhe në fund të fundit a rrezikohet që studentët të humbasin vitin mësimor?

 

Keni të drejte, dhe ky është dhe shqetësimi që unë kam ngritur në asamblenë e mbledhur, pasi tashmë nuk shtë vetëm një qëndrim i thjeshtë i pedagogëve por bëhet fjalë për masën e akademizmit me qeverisjen përkundrejt formatit që duhet të marrë një universitet publik dhe mbi të gjitha financat e publikut që na mbajnë në universitet. Në këtë moment, komunikimi transparent i të gjithë palëve për të bërë vendimarrje qoftë edhe të ekstremeve që është rasti I grevës te Fakulteti i Shkencave Sociale nuk vjen më vetëm nga një anë, pasi universitet nuk do të thotë vetëm një dhe thjesht pedagog, sikur sdo tëtë thonte thjesht dhe vetëm student. Nëse qeveria ka nisur një nismë dhe e quan  pakti për universitetet, në gabimin që unë kam parë nga jashtë këtij pakti të pretenduar është se nuk mund të bësh pakt për universitetin nëse aktorët kryesorë nuk ulen. Aktorët kryesorë nuk janë as rektorët dhe dekanët që dalin përpara një kryeministri dhe presin në sinuata ofendime denigrime dhe askush prej tyre nuk flet, as studentët protetstues të dalë në rrugë, as dhe vetëm studentët që në vullnete të lira të shprehura se ka të tjerë  dhe ndërkohë dhe pedagogët. Për mua sistemi drejtues I qeverisjes duhet të ishte ndërtuar mbi të gjithë strukturat e qeverisjes, nëse kryeministri atakon bordet nuk ka pse takon rektorët dhe dekanët, sepse të gjithë e dinë se bordet janë struktura që dalin ato tonët nga senati I universitetit dhe pjesa tjetër e caktuar nga qeverja. Nëse ka adresime të kritikave për rektorët ka një inspektim nga ministria e Arsimit e cila duhet të ushtrojë kopetencat e veta edhe me ligjin që ne diskutojmë për të dhënë vendimet e duhura, po kjo me dekanët dhe pedagogët.

 

Megjithatë pati një takim, zonja ministre pati një takim, priti në zyrë një grup pedagogësh dhe diskutuar, kjo tregon se qeveria ka qenë e hapur. Përballë rrezikut të kalimit në kolaps të sistemit të arsimit të lartë dhe dialogut kë do të zgjidhnit ju?

 

Absolutisht rrugën e dialogut, por dialog nuk është që të shkojë një përfaqësi e Universitetit të Tiranës me material që nga 2010 përbëjnë  mijëra faqë sqë atakojnë në ligjin e arsimit të lartë, me një material supër të punuar nga jurist të fushës juridike për VKM-të e fundit të qeverisë përpara ministres, dhe ministrja të mos ju referohet aspak këtyre dy ofertave intelektuale akademike por të vijojë në drejtim të kundërt.

 

Pakti është i hapur për ndryshime

 

Absolutisht dhe unë mendoj se dhe qeveria në lëvizjet e veta ka bërë edhe lëvizjet ndaj ligjit, paçkas se nuk e artikulon dhe nuk pranon risshikimin e ligjit. Fakti që diskutohet sasia e ndikimit të votës studentore për zgjedhjen e figurave drejtuese për zgjedhjen e dekanëve dhe rektorit ku duhet ngritur kuata nga 10 % në një tolerancë 50 por asnjëherë aq por më afër dhe më shumë se 10 % kjo është një marrëveshje dhe dialogu që duhet për zgjidhjen e situatës. Fakti që qeveria ndërhyri që të përgjysmonte tarifat për ti bërë dhe për të hyrë në një negocim dhe për të parë më saktë detyrimet e veta përkundrejt shtresave në nevojë apo studentëve ekselentë dhe ky është një negoxim në vetvete.  Nëse ne hyjmë në një dialog midis palëve, në asnjërin nuk ndodh që të ketë një aktivitet jashtë ligjit por nëse ligji ka pasur kaq ndërhyrje dhe spo bëhet i qartë dhe zbatimi i tij kërkon kaq shumë VKM, dhe këto vijnë në kundërshtim me vetë ligjin atëherë duhet të dëgjohet dialogu për të zgjidhur këto situate..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *