Pedagogët e Fakultetit të Filologjisë, pas atyre të Fakultetit të shkencave Sociale, kanë nënshkruar një peticion për shfuqizimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

 

Në vijim të mbështetjes së protestës së studentëve dhe kërkesave të tyre 51 petagogët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë i falënderojmë ata për guximin dhe qëndresën qytetare.

 

Sipas kësaj deklaratës së tyre, ligji për Arsimin e Lartë është një ndër arsyet kryesore të problemeve që ka aktualisht Universiteti në Shqipëri.

 

Të ndërgjegjshëm që problemet e sotme janë pasojë e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, Nr.80/2015, siç e kemi artikuluar që prej katër vitesh, kërkojmë: Abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe mbajtjen e përgjegjësive përkatëse. Garantimin e të drejtave të studentit, të cilat me ligjin aktual janë të shkelura”.

 

Pjesë e listës së  petagogëve që kanë firmosur janë Artan Fuga, Mark Marku, Romeo Hanxhari, Lili Sula, Agron Gjekmarkaj, Erka Caro, Sokol Axhemi, Sabri Laci, Ermal Baze, Mimoza Gjokutaj, Gentiana Kera, Genta Skuraj, Eno Popi, Jonila Godole, Ramadan Cipuri, Edlira Mecaj, Loreta Axhami, Dhurata Shehri, Ervin Goci, Albana Kosovrasti, Ornela Hasrama, Rrapo Zguri, etj.
 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *